Lajm i madh për Barcelonën në prag të Champions League
Barcelona ka marrë një lajm të mirë nga mjekët para ndeshjes se tyre me Romën në kuadër të Ligës së Kamionëve
Mesfushori Sergio Busquets është rikthyer dhe ai mund të luaj të mërkurën kundër Romës në kuadër të çerekfinalës së Ligës së Kampionëve.
Busquets u tha se kishte pësuar një frakturë gjatë ndeshjes me Chelsean në Camp Nou që Barcelona e fitoi me rezultat 3-0.
Ai nuk u paraqit as në ndeshjet miqësore të Spanjës me Gjermaninë dhe Argjentinën, e as në atë të Barcelonës kundër Sevillas në kuadër të La Ligas.
Por, sipas Dario Sport, Busquets pritet që të paraqitet të mërkurën kundër Romës, pasi që gjatë të hënës ka stërvitur normalisht me skuadrën e Valverdes.



