Sonte dy çerekfinalet e Ligës së kampionëve
Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohen dy ndeshjet e para çerekfinale në Ligën e Kampionëve.
Super ndeshja do të zhvillohet në “Allianz Stadium” në Torino, ku skuadra vendase Juventus pret klubin e Real Madridit. Juventusi në ketë përballje do të ketë disa mungesa, kurse Real Madrid do të luajë më formacionin më të mirë të mundshëm, transmeton KosovaPress.
Ndeshja tjetër zhvillohet në Spanjë , ku në “Ramón Sánchez Pizjuán” Sevilla pret kampionët gjerman, Bayern Munich . Një ndeshje ku favorit mund të quhet Bayern, por megjithatë kjo do të jetë një ndeshje mjaft e nxehtë dhe e vështirë për bavarezët.



