De Gea me kontratë të re te Manchester United

De Gea me kontratë të re te Manchester United

Lajmeve rreth largimit të David de Gea nga Manchester Unite si duket u erdhi fundi pasi që raportohet se portieri spanjoll do të nënshkruajë kontratë të re me “Djajtë e kuq”.

Portieri spanjoll është i vendosur të nënshkruajë kontratë të re me afat pesë vjeçar, me vlerë rreth 350.000 funtash në javë, transmeton KosovaPress.

Me marrëveshjen e re, De Gea do të bëhej lojtari i dytë më i paguar në historinë e United, pas Alexis Sanchez i cili paguhet 505.000 funta në javë.

 

Shpërndaje në: