Chelsea ofron 50 milionë euro për Alderweireld
Toby Alderweireld është njëri ndër futbollistët më të kërkuar për sezonin e ardhshëm. Si duket ai do të largohet nga Tottenhami, të cilët nuk mund të refuzojnë ofertat për të.
Alderweireld mund të largohet nga Tottenham dhe të transferohet te rivalë Chelsa gjatë merkatos verore, transmeton KosovaPress.
Drejtuesit e Chelsea-s janë të gatshëm të ofrojnë shumën e 50 milionë eurove, për shërbimet e 29 vjeçarit, për të cilin do jetë një garë mjaftë e ashpër sepse për të janë të interesuar top klubet evropiane si Real Madrid, Manchester United dhe Barcelona



