Anthony Joshua zbulon njerëzit më meritor për sukseset e tij (Foto)
Anthony Joshua korri një tjetër sukses në karrierën e tij, fitoi një tjetër titull kampion bote, duke qenë i pamposhtur në ring (21 fitore, 20 me KO).
Por për të arritur në majë boksieri britanik tur shumë, ka sakrifikuar shumë dhe nuk ia ka dalë mbanë i vetëm.Një ekip i madh ka ndihmuar Joshua që të arrijë këtë suksese, një staf të cilin kampioni i botës e ka falënderuar pas duelit me Parker.
Një fotografi e bërë pas duelit me Parker, tregon se cilët janë njerëzit që janë më pranë Anthony Joshua gjatë kohës që përgatitet për të dueluar dhe për të arritur aty ku ndodhet aktualisht
Përveç trajnerëve, në fotografi janë edhe personat që merren me median, menaxhimin dhe sigurinë e tij, një ekip prej 23 personash, të cilët kujdesen që Joshua të jetë i qetë deri sa ngjitet në ring.
1.Kevin Ayodele (shok), 2. Anthony Leaver (media PR), 3. Rob Madden (staf trajnimi), 4. Will Harvey (menaxhimi), 5. James Mulley (shok), 6. Ben Ileyemi (kushëri dhe siguria), 7. David Ghansa (menaxhimi), 8. Anthony Joshua, 9. Michael Jarman (shok), 10. Sina Ghami (staf trajnimi), 11. Leon Skinner (shok), 12. Jamie Reynolds (trajneri), 13. Joe Mitchinson (video-grafiku), 14. Eddie Hearn (promotori kryesor), 15. Iwan Llewelyn (menaxheri i rrjeteve sociale), 16. Max McCracken (trajneri), 17. Tony Sims (trajner), 18. Rowan Wilkinson (PR), 19. Andy Bell (publicist), 20. Henry Baldwin (manaxhimi), 21. Mark Ellison (nutritionist-ushqimi), 22. Freddie Cunningham (manaxhimi), 23. Jonathan Constant (shok), 24. Mark Seltzer (njeriu qe kujdeset për peshën).




