Klopp: E dimë se çka duhet të bëjmë kundër Manchester Cityt

Klopp: E dimë se çka duhet të bëjmë kundër Manchester Cityt

Jurgen Klopp pret që skuadra e tij të tregojë një paraqitje të mirë ndaj Cityt, por e pranon që do ta ketë vështirë për ta mbajtur portën të paprekur

Jurgen Klopp ka folur para ndeshjes së madhe që Liverpool do ta zhvillojë në ‘Anfield’ të mërkuren mbrëma kundër Manchester Cityt në kuadër të Champions League, transmeton Periskopi.

“E kemi mposhtur Cityn para disa muajve dhe e dimë se është e mundur përsëri, por tani është tepër vështirë,” u shpreh tekniku gjerman.

“Të shpresosh ta mbash portën e paprekur ndaj tyre është shumë, por na duhet një portier fantastik, mbrojtje fantastike dhe organizim fantastik.

“Duhet të jemi në më të mirën tonë, e dimë se çka duhet të bëjmë, por duhet ta bëjmë atë në fushë,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: