Bayerni përmbysë Sevillan (Video)
Bayern Munich ka mposhtur me rezultat 2:1 Sevillan
Gjiganti gjerman ka nxjerrur rezultat pozitiv në Spanjë duke e mposhtur Sevillan, shkruan Periskopi.
Sevilla kaloi e para në epërsi me golin e Sarabia në minutën e 32′, por gjermanë përmbysën gjithçka me anë të një autogoli të Navas 36′ dhe golin e Thiagos 68′.
Gjermanët javën tjetër presin në ‘Allianz Arena’ Sevillan për ta zhvilluar ndeshjen e dytë çerek-finale. /Periskopi/



