Zidane ‘thumbon’ Ronaldon: Goli im ndaj Leverkusenit ishte më i bukur (Video)
Zinedine Zidane është ndarë i kënaqur me atë së çka tregoi skuadra e tij në fitoren 3:0 ndaj Juventusit
Reali dëshmoi edhe një herë se nuk e ka fituar kotë dy herë radhazi Ligën e Kampionëve, shkruan Periskopi.
“Nuk është e lehtë të bëjmë tre gola në fushë të Juventusit, kemi bërë një ndeshje të madhe,” u shpreh Zidane.
“Edha ata luajtën mirë, kishin shanset për të shënuar por nuk mundën.
“Cristiano Ronaldo është ndër më të fortit, po e dëshmon. Në Ligën e Kampionëve ai gjithmonë dëshiron të bëjë gjëra të mëdha, ai kurrë nuk lodhet për ta bërë atë. Ai bëri dy gola, por ai humbi të tjera raste. Goli im kundër Bayer Leverkusenit ishte më i bukur”. /Periskopi/



