I bie në dorë telefoni i burrit, shikoni ç’bën gruaja e Lyrical Son
Ai është një prej artistëve më të suksesshëm të rrymës ‘hip-hop’. Njihet për bashkëpunimet
e tij të panumërta me Mc- Kreshën, me të cilin kanë korrur mjaft sukses dhe secilën këngë e
kanë kthyer në hit.
Bëhet fjalë për Lyrical Son, ose ndryshe Festim Arifi. Prej kohësh reperi i grupit ‘PINT’ është i
martuar dhe ka një vajzë.
Dje çifti ka pozuar për ndjekësit e tij në ‘Instagram’.
“E shoqja”- shkroi Lyrical përbri fotos.
Mirëpo duket se pak orë më vonë ai kishte dalë dhe e kishte harruar telefonin e tij në shtëpi.
Bashkëshortja ka përfituar nga rasti , është futur në ‘Instagramin’ e reperit dhe publikoi në
‘Instastory’ një foto të sajën joshëse.
“Dikush harroi telefonin e tij në shtëpi.”- shkroi ajo.






