Derbi “Della Madonnina” sonte, me fillim nga ora 20:45

Derbi “Della Madonnina” sonte, me fillim nga ora 20:45

Sonte do të zhvillohet derbi i mbetur i ekipeve të qytetit të Milanos, me fillim nga ora 20:45.

Ky derbi është dashur të luhet në javën e 27-të, por me rastin e vdekjes së kapitenit të Fiorentinës Davide Astori, Federata Italiane e Futbollit anuloi të gjitha ndeshjet atë javë, raporton KosovaPress.

Në 167 përballje, skuadra e Interit ka bilanc më të mirë të fitoreve, me gjithsej 62 sosh, në 54 ndeshje janë ndarë pikët si dhe 51 ndeshje tjera kanë përfunduar me fitoren e Milanit.

Inter i  cili së fundi është rikthyer në formë, vjen pas dy fitoreve rresht në Seria A , ndërsa Milan hyn në derbi pas humbjes të cilën ia shkaktoi Juventusi të shtunën mbrëma. Skuadrat janë duke luftuar për një vend në Champions League, me Interin i cili është në pozitën e katërt me 8 pikë më shumë se Milan.

Ky padyshim që do të jetë një derbi shumë i rëndësishëm për të dy skuadrat, nëse duan që vitin e ardhshëm të jenë pjesë e Champions League.

Shpërndaje në: