City pa Agueron ndaj Liverpoolit

City pa Agueron ndaj Liverpoolit

Sulmuesi argjentinas është i lënduar.

Në një përballje të rëndësishme, që vlen trofeun më të çmuar evropian për klube, Manchester City nuk do të ketë në fushë sulmuesin më të rrezikshëm që ka pasur në ekip në vitet e fundit.

Pep Guardiola ka konfirmuar se në ndeshjen e sotme do të mungojë Sergio Aguero.

Sulmuesi argjentinas pësoi një lëndim në gju në një seancë stërvitore dhe nuk udhëtoi me skuadrën për udhëtimin e kësaj të mërkure në Anfield Road.

“Aguero gjendet në Manchester, pasi është ende i lënduar. Do të shohim nëse do të mund ta rikuperojmë për derbin ndaj United, që mund të vendosë titullin në Premier”, tha trajneri Pep Guardiola për lojtarin argjentinas.

Sergio Aguero u grumbullua edhe me Argjentinën për miqësoret e FIFA-s, por nuk luajti dot ndaj Italisë dhe Spanjës.

Gjithsesi, “Citizens” kanë një numër të madh lojtarësh në sulm për sfidën që vendos shumë mbi rrugëtimin kontinental.

“Kemi ardhur këtu për të ofruar një ndeshje futbolli dhe tifozët do të na vendosin nën presion të madh. Gjithsesi, Anfield Road është një vend i bukur për të luajtur dhe historia e tregon këtë”, tha trajneri Guardiola.

Shpërndaje në: