PSG ta harrojë Pochettinon

PSG ta harrojë Pochettinon

Presidenti i Tottenham i ka thënë skuadrës parisiene ta harrojë trajnerin Pochettino dhe mos të bëjnë përpjekje për ta bindur atë.

“Le 10 Sport “ raporton se Pochettino është objektivi primar i drejtorit sportiv të PSG-së, pasiqë ka kuptuar se Zinedin Zidan dhe Pep Guardiola nuk e kanë ndërmend të largohen nga klubet e tyre aktuale.

Sidoqoftë përgjigja negative nga Levy ka qenë e menjëhershme.

Daniel Levy ka deklaruar se Pochetino do të lejohet të largohet nga skuadra e Tottenhamit vetëm për ndonjë ofertë të çmendur, kurse ofertat tjera as nuk do të diskutohen.

 

Shpërndaje në: