Inspektorë të UEFA-s vizituan stadiumin e Prishtinës, nuk e thanë asnjë fjalë!

Inspektorë të UEFA-s vizituan stadiumin e Prishtinës, nuk e thanë asnjë fjalë!

Inspektorë të UEFA-s, kanë inspektuar sot stadiumin e Prishtinës, i cili ka hyrë në fazën e fundit të rinovimit.

Të pranishëm krahas inspektorëve të UEFA-s, ishin edhe ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Shala dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, dhe drejtori i DS të MKRS-së, Ibër Alaj.

Inspektorët e UEFA-s, nuk janë deklaruar për media, derisa para mediave folën ministri Gashi dhe kryetari i FFK-së, Vokrri.

“Sot është një prej ditëve më të rëndësishme që prej ardhjes time në MKRS. Është një projekt I financuar nga MKRS sidomos tek faza e fundit. Po e shihni se është bërë një punë e mrekullueshme për të plotësuar fazën e katërt. Besoj se do të kemi edhe vlerësimin e UEFA-s, dhe stadiumin ta kemi të përfunduar në qershor të këtij viti”, tha ministri Gashi para mediave, raporton “GazetaOlle.com”.

“Besoj që jemi dakorduar me Kompaninë, që në muajin qershor ta kemi të gatshëm stadiumin. Çdo detaj që është në kontratë do të jetë i përfunduar”, shtoi ministri.

Sipas tij, vlera totale e investimeve kap shumën e rreth 4 milionë e 200 mijë, shumë kjo e investuar nga MKRS:

Ai shpreson se nuk do të ketë kërkesa të reja nga instruktorët e UEFA-s, të cilët do ta inspektojnë më detajisht stadiumin edhe nesër, kur edhe do ta japin vlerësimin.

I pari i futbollit kosovar, Fadil Vokrri, foli për miqësoren e mundshme, e cila do të vinte si test për stadiumin.

“Na duhet të testohet bari në ndeshjen jo zyrtare dhe në përfundim të punimeve do të organizojmë një ndeshje inauguruese. Do të shohim nëse do të mund ta organizojmë, nëse kryhen punimet në fillim të qershorit. Sa i përket stadiumit, mendoj që është bërë një punë e madhe, pamja e këtij stadiumi ka ndryshuar për të mirë”, tha Vokrri.

I pyetur për mbikëqyrjen e stadiumit, kryetari i FFK-së., tha se stadiumi ka pronar dhe pronari është Kuvendi Komunal i Prishtinës.

Stadiumi ka filluar rinovimin në korrik të vitit 2016.

Shpërndaje në: