Ronaldo: Kjo gjë nuk më ka ndodhur kurrë më parë

Ronaldo: Kjo gjë nuk më ka ndodhur kurrë më parë

Cristiano Ronaldo është shumë i kënqaur me duartrokitjet që mori nga tifozët e Juventusit

Ylli portugez zakonisht kur luan me Realin si mysafirë ose me Kombëtaren e tij vërshëllehet nga tifozët kundërshtarë, por dje ndodhi e kundërta, shkruan Periskopi.

Ronaldoi realizoi një kryevepër duke shënuar në mënyrë akrobatike, derisa pas atij goli ai u duartrokit nga tifozët e Juves.

“Ishte një moment i pabesueshëm,” ka thënë 33-vjeçari.

“Unë dua t’u them, ‘Grazie’, të gjithë tifozëve të Juventusit. Atë që e bënë ata për mua ishte mahnitëse.

“Kjo gjë nuk më ka ndodhur asnjëherë në karrierë, kështu që jam shumë i lumtur,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: