Iniesta: U ndjeva i nderuar nga shqiptarët
Ai thotë se nuk e priste një reagim të tillë të publikut shqiptar.
“Kur isha duke dalë nga fusha, pashë publikun në këmbë që po më duartrokiste”, deklaroi Iniesta.
“U ndjeva shumë i nderuar nga shqiptarët, pasi që ata ishin duke e humbur ndeshjen. Nuk e prita një gjë të tillë”.
Shqipëria u mposht mbrëmë nga Spanja 0:2. /Periskopi.com



