Dua Lipa lëndohet keq (Foto)
Këngëtarja e njohur Dua Lipa ka lënduar dorën shumë keq.
Ajo në Insta story ka postuar një fotografi ku tregon se dorën e ka lënduar këtë mëngjes.
Dua teksa gjendet në veturë, shfaqet edhe me një video, pas publikimit të dorës, shkruan Periskopi.
Kujtojmë që këngëtarja me prejardhje shqiptare sapo ka përfunduar turin e saj të suksesshëm në Australi.
Çdo ditë po shihen sukseset e Duas, e cila këtë verë do të vijë edhe në Kosovë për të performuar. Më datën 10 gusht, ajo do të jetë në Prishtinë./Periskopi/




