Para dhe seks i shfrenuar, Angela Martini bën videoklip me skena të nxehta me burrin (Video)
Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, së fundmi ka kurorëzuar me martesë dashurinë e saj me miliarderin rumun, Dragos Savulescu. Ata kanë qenë në lidhje prej kohësh dhe së bashku janë shpërnguluar për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Duket se Angela është shumë e lumtur krah bashkëshortit, me të cilin publikon shpesh foto nga jeta e përditshme. Pak më pare modelja ka ndarë me fansat në profilin e saj në ‘Instagram’ disa skena të nxehta mes çiftit, që duket se janë realizuar në formën e një videoklipi.
Në video Angelën e shohim të veshur me të brendshme në dhomën e gjumit, ndërkohë që fluturon lekë në ajër gjatë momenteve intime.
Mesa duket, këtë videoklip të nxehtë e ka realizuar rumuni Dragos, i cili është producent filmash në Shtetet e Bashkuara, ku çifti po jeton momentalisht.
“Sepse jo shumë çifte mund ta bëjnë këtë”- ka shkruar Angela përkrah videove, të cilat menjëherë kanë marrë reagimet e panumërta të fansave.



