Reperi shqiptar i drejtohet Edi Ramës: Kuksianët na dhanë bukë, zbute pak taksën (Foto)

Reperi shqiptar i drejtohet Edi Ramës: Kuksianët na dhanë bukë, zbute pak taksën (Foto)

 

Taksa prej 5 eurosh në ‘Rrugën e Kombit’ është kryetemë tash e sa ditë për shqiptarët nga Kosova dhe për ata në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që nga ky muaj kushdo që kalon në ‘Rrugën e Kombit’ të paguajë taksën, varësisht prej peshës së automjetit.

Por ky vendim nuk është mirëpritur fare dhe ka shkaktuar zhurmë të madhe nga të gjitha anët. Madje qytetarët e Kukësit janë çuar në protestë e kanë djegur edhe sportelet në atë rrugë, raporton Periskopi.

Pas asaj, një numër i madh prej tyre janë arrestuar dhe tani po mbahen në paraburgim.

Zërin në këtë drejtim  e ka ngritur edhe reperi shqiptar, Arian Agushi, apo i njohur si Gold Ag.

Ai ka kujtuar kohën kur kuksianët ia kanë hapur dyert kosovarëve gjatë luftës. Lidhur me taksën, Gold Ag i ka thënë Edi Ramës që të zbutet, pasi njerëzit nuk kanë lekë.

Kujtojmë që opozita në Shqipëri sot ka  mbajtur protest për këtë çështje, në anën tjetër, Rama ka dhënë shenjat e para  se do të diskutohet taksa e rrugës për kuksianët./Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: