Ajo se çfarë ka thënë ylli i ri i Liverpoolit për Kloppin është thjesht fantastike (Video)
Conor Masterson u ftua në skuadrën e Liverpoolit për herë të parë dhe atë kundër Manchester Cityt në Champions League
Me Joel Matip, Joe Gomez dhe Ragnar Klavan të lënduar, Jurgen Klopp u detyrua që ta ftonte një lojtar nga akademia, shkruan Periskopi.
Conor Masterson ishte shumë me fat pasi përjetoi nga afër një atmosferë të zjarrtë në ‘Anfield’.
Por, çfarë i tha ai Kloppit kur mori ftesën?
“Conor është djalë i mirë, ai luan për U-23 të Liverpoolit dhe ishte kapiten i U-18, dhe ka shumë vetëbesim,” ka thënë Klopp.
“Kur unë i thashë atij që do të jetë në skuadër, ai më tha me vetëbesim të plotë ‘Unë jam gati njeri!’
“Ishte një eksperiencë e mrekullueshme vetëm kur dola për nxemje, e pashë atmosferën fantastike dhe tifozët. Ishte e jashtëzakonshme,” ka thënë Masterson pas ndeshjes. /Periskopi/
Listen to Conor Masterson’s post match interview – absolute CLASS! New favourite youngster… ???
?RTE2 pic.twitter.com/oNXakgg990
— Empire of the Kop (@empireofthekop) April 5, 2018



