Kevin De Bruyne: Kam folur vetëm dy herë me Mourinhon!
Talenti i Kevin De Bruyne nuk u vlerësua asnjëherë nga Jose Mourinho, ndërsa belgu sot llogaritet si njëri nga mesfushorët më të mirë në botë
Ylli i Manchester Cityt ishte pjesë e Chelseat në kohën e Mourinhos, por dështoi në ‘Stamford Bridge’ pasi nuk kishte shumë hapësira, trasnmeton Periskopi.
“Unë kam folur me atë vetëm dy herë,” u shpreh mesfushori belg.
“Ishte kur dëshiroja që të largohesha në verë për te Dortmund dhe në takimin e dytë unë i thashë ‘për mua është më mirë të largohem, unë dua të luaj futboll’,”.
“Ju mund të jeni i mirë me trajnerin, por gjithmonë ekziston një distancë ndërmjet trajnerit dhe lojtarit,”. /Periskopi/



