A është Salah gati për Evertonin? Ja çka thotë Klopp

A është Salah gati për Evertonin? Ja çka thotë Klopp

Jurgen Klopp nuk ka dhënë shumë detaje sa i përket lëndimit të Mohamed Salah

Ylli i Liverpoolit të mërkurën mbrëma shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër në fitoren 3:0 ndaj Cityt, por u largua nga fusha në minutën e 53-të, transmeton Periskopi.

Tekniku gjerman në konferencen para ndeshjes me Evertonin ka folur për Mo Salah.

“Kemi bërë të pamundurën për ta kthyer në dispozicion. Ka ende 24 orë deri në fillim të ndeshjes, kështu që të shohim se çfarë do të ndodhë,” ka thënë Klopp.

“Nuk mund ta bëjë Salah të gatshëm vetëm sepse është derbi. Nëse ai nuk është në 100%-shin e tij, nuk do të përfshihet në skuadër,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: