Akil Gjakova kalon në çerekfinale të turneut në Turqi

Akil Gjakova kalon në çerekfinale të turneut në Turqi

Akil Gjakova është kualifikuar në çerekfinale të “Antalya Grand Prix 2018”.

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova, është kualifikuar në çerekfinale të “Antalya Grand Prix 2018”, pasi në rrethin e tretë e mposhti xhudistin, Behruzi Khojazoda.

Në çerekfinale pas pak Akili do të përballet me koreanin, Chagnim AN.

Akili do të tentojë të bëjë atë që bënë dje xhudistet kosovare: Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Fjolla Kelmendi – dy të parat morën medalje të Arta, kurse Kelmendi të Argjendtë.

 

Shpërndaje në: