Bayern zyrtarisht kampion i Gjermanisë
Bayerni i Mynihut zyrtarisht është shpalluar kampion i Gjermanisë për herë të 6-të rradhazi dhe të 28-tën në histori, pasi bavarezët siguruan titullin 5 javë para përfundimit të kampionatit, duke mposhtur 1:4 Augsburgun.
Të parët në avantazh erdhën vendasit me autogolin e Sueles në minutën e 18-të, teksa miqtë në të 32-tën me Tolison dhe të 38-tën me Rodrigez përmbysën shifrat në 1:2.
Në pjesën e dytë Roben dhe Vagner gjetën rrjetën për rezultatin përfundimtar në 1:4.
Me këtë fitore Bayerni ngjitet në kuotën e 72 pikë dhe tashmë diferenca me vendin e dytë është e tillë që nuk mund të rikuperohet në javët e mbetura.



