Mehmedi shënon në fitoren e Zvicrës, Portugalia “shkel” Ishujt Faroe

Mehmedi shënon në fitoren e Zvicrës, Portugalia “shkel” Ishujt Faroe

Sulmuesi shqiptar Admir Mehmedi ishte më i rëndësishmi në këtë takim. Ai nxori një penalti në minutën e 19-të të cilën e konkretizoi Schar, ndërsa në minutën e 77-të dyfishoi vetë epërsinë për Zvicrën duke shënuar me kokë pas harkimit nga Xherdan Shaqiri. Andorra ngushtoi rezultatin në fund përmes Martinezit.

Në të njëjtin grup, Portugalia fitoi thellë 6 me 0 ndaj Ishujve Faroe.

Tre golat e parë u shënuan nga Andre Silva në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Cristiano Ronaldo, Moutinho dhe Cancelo shënuan nga një herë për fitoren e dytë të portugezëve.

Grupit B i prin Zvicra me nëntë pikë. Tri më pak ka Portugalia. Me nga katër pikë janë Hungaria e Ishujt Faroe. Letonia ka tri e Andorra asnjë.

Shpërndaje në: