Torino mposht Interin, ndezet lufta për pozitën e katërt
Torino ka arritur që ta mposht ekipin e Interit me rezultat 1:0 me golin e Ljajic në minutën e 36’.
Pas kësaj humbje, Interi rrezikon që ta humbas edhe vendin e 4-të që e kualifikon direkt në Champions League, kur dihet tashmë që Lazio është vetëm dy pikë mbrapa dhe luan sot kundër ekipit të Udineses.
Torino ka arritur të domino në pjesën e parë, ndërsa Interi kryesisht ka luajtur më mirë në pjesën e dytë, megjithatë pa arritur të konkretizojë.
Aktualisht Inter gjendet në pozitën e 4-të me 59 pikë, Lazio në vendin e pestë me 57 pikë, ndërsa Torino gjendet në një pozitë stabile në mes të tabelës me 45 pikë./Periskopi/



