Derbi i Madridit përfundon pa fitues
Real Madrid ka barazuar me rezultat 1:1 në derbin kundër Atletiko Madridit në Sanatiago Bernabeu.
Cristiano Ronaldo dhe Antoine Griezman kanë shënuar në këtë ndeshje. Ronaldo fillimisht në min. 53 për 1:0, ndërsa Griezman vetëm katër minuta më vonë ka barazuar shifrat në 1:1.
Me këtë barazim Reali mbetet në pozitën e tretë me 64 pikë, ndërsa Atletiko me 4 pikë më shumë në vendin e dytë./Periskopi/



