James DeGale rikthen titullin IBF në rimeçin e përgjakshëm kundër Traux (VIDEO)
Në ndeshjen e mbrëmshm për titullin në kategorinë e super të mesme, mes Caleb Truax dhe James DeGale. Ishte ndeshje për publikun, për shkak sepse ishte meç kthimi pas atij të muajit dhjetorë të vitit që lam pas. Në atë ndeshje kishte fituar Caleb Truax dhe kishte fituar titullin botëror në divizionin IBF, kundër DeGale në një meç dramatik.
Ndeshja e mbrëmshme ishte e ngjashme sa i përket luftës së dy boksierëve. Të dy boksierët janë përgjakur gjatë ndeshjes, të cilën në fund e fitoi James “Chunky” DeGale.
Ky meç i rikthej reputacionin DeGale, duke e fituar titullin e IBF në kategorinë e super peshave të mesme, të cilin e kishte humbur pikërisht nga kundërshtari i tij në ndeshjen e parë të tyre.
Gjyqtarët dhanë vendim unanim për DeGale me pikët e vlerësuara: 114-113, 114,113 dhe 117,110.
Britaniku 32 vjeçar, tani ka bilancë prej 24 fitoreve, 3 humbjeve dhe një barazim. Humbja e Traux, është e katërta në karrierë. /Insporti.com
Momentet me të mira të meçit:



