Dhunë në kampionatin shqiptar, shihni si rrihen lojtarët në fushën e lojës
Ekipi i Këlcyrës ka postuar në Facebook një video të dhunës së ushtruar ndaj tyre në Tepelenë.
Pamjet e dhunës vijnë nga momentet kur Këlcyra ishte në avantazh 0-1 ndaj vendasve të Tepelenës.
Më parë, ekipi i Këlcyrës kishte denoncuar disa persona që i kishin bërë presion për të toleruar këtë takim.
Sfida mes Këlcyrës dhe Tepelenës është e vlefshme për Kategorinë e Dytë.



