Ander Herrera jep një sqarim pasi pështyu mbi emblemën e Manchester Cityt (Foto)
Ander Herrera bëri një gjest aspak të mirë në derbin ndaj Manchester Cityt
Manchester United fitoi në derbi ndaj Cityt, me mesfushorin spanjoll që bëri një gjest të tmerrshëm, duke pështyrë mbi emblemën e ‘Qytetarëve’, transmeton Periskopi.
“Unë gjithmonë do të luftoj për emblemën e klubit tim, por unë gjithashtu do të respektoj gjithmonë emblemat e klubeve tjera,” ka thënë Herrera.
Ndryshe spanjolli ka oferta nga shumë klube të njohura në Evropë dhe në fund të këtij edicioni ka gjasa që ai të ndërrojë ambient. /Periskopi/




