Ylli i Realit humb ndeshjen me Juventusin pas lëndimit në derbin e qytetit
Lucas Vasquez pësoi një lëndim me Atletico Madridin që do të lë atë jashtë për ndeshjen e dytë që Reali e luan me Juventusin në Champions League
‘Los Blancos’ nuk arritën që të fitonin në derbin e qytetit ndaj Atleticos, ndërsa lajm i keq i këtij takimi ishte se Lucas Vasquez pësoi një lëndim, transmeton Periskopi.
Mesfushori spanjoll në minutën e 80-të lëndoi nyjen e këmbës së majtë, derisa akoma nuk është bërë zyrtare se sa do të jetë jashtë fushave të gjelbra.
Por, një gjë është e sigurt, ai do ta humbas ndeshjen me Juventusin e cila zhvillohet këtë të mërkurë në ‘Santiago Bernabeu’. /Periskopi/



