Wenger: Nuk kemi nevojë më për sulmues!

Wenger: Nuk kemi nevojë më për sulmues!

Arsene Wenger nuk do të kërkojë sulmues të ri për sezonin e ardhshëm

Alexandre Lacazette u transferua te Arsenali për 46 milionë euro në verën e vitit 2017, ndërsa në janar të këtij viti Aubameyang zbarkoi në ‘Emirates’ për 55 milionë euro, transmeton Periskopi.

“Ne nuk kemi nevojë të blejmë sulmues, pasi kemi mjaftueshëm, si dhe kemi edhe sulmues të rinj mjaftë premtues,” ka thënë Wenger pas fitore 3:2 ndaj Southamptonit.

Lacazette është golashënuesi më i mirë i Arsenalit këtë edicion me 12 gola. /Periskopi/

Shpërndaje në: