Valverde: Nuk jemi kualifikuar akoma

Valverde: Nuk jemi kualifikuar akoma

Ernesto Valverde tregon maturi para ndeshjes së dytë me Romën pavarësisht rezultatit nga ndeshja e parë

Barcelona e mposhti Romën me rezultat 4:1 në ndeshjen e parë të Champions League, derisa nesër në ‘Olimpico’ do të luhet ndeshje e kthimit, shkruan Periskopi.

“Ne nuk mund të mendojmë që tashmë kemi fituar,” ka thënë tekniku spanjoll.

“Çdo gjë mund të ndodhë, kështu që ne duhet të bëjmë përpjekje për të fituar ndeshjen pa menduar për ndonjë gjë tjetër.

“Natyrisht ekziston mundësia që të humbim, në futboll mund të ndodhë gjithçka,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: