Sergio Ramos zbulon klubin me të cilin dëshiron të takohet në finale të Champions League
Sergio Ramos dëshiron që në finale të Champions League të takohet me Barcelonën
Real Madrid është shumë pranë gjysmëfinales pasi në ndeshjen e parë ka mposhtur Juventusin me rezultat 3:0 në Itali, shkruan Periskopi.
Ramos e sheh skuadrën e tij favorite për ta fituar Champions League, derisa në finale e dëshiron skuadrën e Barcelonës.
“Konsiderohemi favorit për të fituar Champions-in, por është normale sepse e kemi treguar në fushë vlerën tonë,” ka thënë kapiteni i ‘Los Blancos’.
“Do të ishte shumë e dhimbshme ta mbyllnim sezonin pa asnjë titull, por kemi akoma Champions-in. Por duhet të eliminojmë Juventusin në fillim dhe do të ishte bukur sikur të sfidonim Barcelonën në finale,”. /Periskopi/



