Zhdrella kërkon vetëm fitore
Anësori i skuadrës nga Nikli dëshiron vetëm fitore për të mbajtur hapin për titull.
“Do të jetë ndeshje e fortë. Kemi respekt maksimal për Dritën, pasi ka ekip të mirë, por ne do ta japim maksimumin për t’i fituar tri pikë. Drita ka ekip të mirë dhe nuk meriton të jetë në pozitën e fundit. Sigurisht se nuk do të ishte i pranueshëm asnjë rezultat tjetër pos fitores”, ka thënë Zhdrella.
Pas shtatë xhirosh, Ferronikeli mban pozitën e gjashtë me 12 pikë, kurse Drita është e fundit, e 12-ta, me tri pikë.



