Këta janë pesë portierët më të mirë në botë sipas Ter Stegen
Ter Stegen, portieri i Barcelonës në konferencën për shtyp para ndeshjes me Romën, pas diskutimit rreth ndeshjes së sotme ka folur edhe për disa portier tjerë.
Ai për momentin është duke kaluar në një formë mjaftë të mirë te skuadra blaugrane, ku edhe është kthyer në një lider të vërtetë në Camp Nou, raporton Kosovapress.
Sa i përket portierëve tjerë ai ka veçuar pesë portierët më të mirë në botë.
Sipas gjermanit janë: De Gea, Neuer, Buffon, Alisson dhe Ederson pesë portierët të cilët e bejnë diferencën në një ndeshje futbollistike.



