Iluzion optik: Imazhe të shkrepura në momentin dhe vendin e duhur (Foto)
Aplikacionet Instagram dhe Snapchat i kanë bërë pothuajse të gjithë “ekspertë” në realizimin e fotografive artistike, por nganjëherë mjafton një shkrepje në momentin dhe vendin e duhur.
Këtë gjë më së miri e dëshmon fotogaleria e publikuar më poshtë që në shikim të parë duken fotografi të pakuptimta, por nëse i shikoni me vëmendje do ta kuptoni se bëhet fjalë për iluzione optike.
Bored Panda ka përpiluar galerinë me imazhet qesharake që janë shkrepur në vende të ndryshme të botës, ku protagonistë të fotografive përpos njerëzve janë edhe kafshët dhe objekte tjera.
Në një imazh shihen dy gra duke pozuar por njëra prej tyre duket sikur të kishte gjysmën e trupit sikur të qenit, por thjesht bëhet fjalë për iluzion optik, pasi në momentin e shkrepjes së fotos qeni ka qenë duke kaluar pranë tyre dhe koka nuk duket fare.





















