“Po largohem nga ekipi më i mirë në Brazil për t’iu bashkuar ekipit më të madh në botë”
Vinicius Junior u ble nga Reali vitin e kaluar, por u la në formë huazimi te Flamengo edhe për një vit
Ylli brazilian po kalon momente të mira me Flamengon derisa mezi e pret kalimin e tij te Real Madrid, transmeton Periskopi.
“Casemiro dhe Marcelo më ndihmuan mua shumë kur mora vendimin, ata më thanë që do të luaja për ekipin më të mirë,” ka thënë Vinicius.
“Tani, unë do të largohem nga ekipi më i mirë në Brazil për t’iu bashkuar ekipit më të madh në botë.
“Unë akoma nuk e di se kur do t’i bashkohem atyre. Ata do të më tregojnë mua. Unë do t’i them ‘OK’ kurdo që kjo të ndodhë,”. /Periskopi/



