Roma pas Shaqirit ?
Vëllai i Xherdan Shaqirit, Erdini nuk e ka përjashtuar mundësinë e transferimit të futbollistit shqiptar në Romë.
“Roma? Kurrë mos thuaj kurrë”, ka thënë Erdin Shaqiri për Corriere dello Sport, duke shtuar se, “më vjen keq që nuk mund të flas më tepër. E vetmja gjë e sigurt tani është se Xherdani është i fikusuar te Stoke City. Janari është ende larg, ka kohë ende për të shikuar mundësitë”.
Xherdan Shaqiri në të kaluarën ishte pjesë e kampionatit italian në klubin Inter ku më pas u transferua në Stoke City.



