Allegri: Akoma jam nervoz me ndeshjen e parë

Allegri: Akoma jam nervoz me ndeshjen e parë

Massimiliano Allegri beson se skuadra e tij nuk e meritoi të humbiste 3:0 në ndeshjen e parë ndaj Realit

Real Madrid e pret në ‘Santiago Bernabeu’ Juventusin për ta zhvilluar ndeshjen e dytë çerek-finale të Champions League, shkruan Periskopi.

“Jam akoma i nervozuar me ndeshjen e parë sepse nuk e meritonim të humbisnim 3:0,” ka thënë Allegri.

“Ne do të startojmë me tre lojtarë në sulm. Gonzalo Higuain, dhe dy të tjerët mund të jenë Mandzukic dhe Cuadrado.

“Shanset për t’u kualifikuar nuk janë të mëdha, por ne do të tentojmë të bëjmë më të mirën në këtë takim,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: