Fotot e këtij burri po pushtojnë rrjetin, humbi disa kilogramë dhe u kthye në princ
Jemi mësuar të shohim vajza bukuroshe që krahasohen shpesh me princeshat e Disney, por një djalë i ri që është transformuar në princ, po ja merr vëmendjen të gjithave.
Jeffrey Kendall humbi mbi 20 kilogramë dhe i postoi fotot e tij në “Reddit” për të treguar ndryshimin.
Por ai nuk e priste që fotot do bënin xhiron e rrjetit dhe do krahasohej me princin Adam nga “E bukura dhe bisha”.
Jeffrey tha për “Best life” se ai filloi të humbte peshë kur mamaja e tij u diagnostifikua me një sëmundje të keqe. Ai kishte kaluar në depresion dhe kishte dalë nga ajo gjendje kur një mik e kishte ftuar të shkonin bashkë në palestër.
Humbja në peshë i ndryshoi atij jetën pasi sot është bërë shumë i famshëm dhe po shikon përpara për t’u bërë model.










