Një detaj qesharak nga dëshmia e Zuckerbergut në Senat (Foto)
Mark Zuckerberg mesa duket kishte vendosur një jastëk në ulësen e tij derisa jepte dëshminë para senatit amerikan në lidhje me informacionet private të Facebook.
Themeluesi i rrjetit social, i gjatë 1.70 cm ishte ulur mbi një jastëk si një nxitës për t’u dukur më i gjatë përball senatorëve.
Shtresa duke qenë afro pesë centimetra tërhoqi vëmendjen e disa vëzhguesve.


Zuckerberg u përball me senatorët për pesë orë duke iu përgjigjur qindra pyetjeve, raporton mediumi britanik “Metro”, transmeton Periskopi.
Vetëm një pyetjes nuk iu kishte përgjigjur pasi njëri prej senatorëve e kishte pyetur atë për vendodhjen e hotelit kur kishte qëndruar një natë më parë.
Facebook dhe Cambrdige Analytica po përballen me padi të shumta lidhur me keqpërdorimin e informacionit personal.


Facebook njoftoi se afro 87 milionë njerëz në gjithë botën, përfshirë 1.1 milionë brtianikë, që informacionet e tyre personale i janë dhënë platformës Cambridge Analytica./Periskopi/



