Jo të gjithë e duan Tuchel si trajner të PSG

Jo të gjithë e duan Tuchel si trajner të PSG

Në klubin e Paris Saint-Germain ka përçarje për trajnerin e ardhshëm të ekipit.

Raportimet e një dite më parë se Thomas Tuchel do të jetë trajneri i ardhshëm iParis Saint-Germain, nuk është pritur mirë nga të gjithë brenda klubit. Drejtori sportiv i PSG, nuk është absolutisht dakord me emrin e Tuchel të përzgjedhur nga pronari i klubit Nasser Al-Khelaifi. Ai duket se preferon një tjetër emër.

Bëhet fjalë për trajnerin e Portos, Sergio Conceicao. Për këtë kandidat portugezi nuk ka gjetur mbështetejn e asnjë prej lojtarëve të Parisit. Henrique ka qënë pjesë e Portos nga viti 1990 deri në 2016-ën dhe trajnerin aktual të ekipit bardhekaltër e njeh shumë mirë, por pavarësisht këtij fakti propozimi nuk pëlqehet. Ish-trajneri Dortmundit do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me PSG me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Shpërndaje në: