Kështu nuk e keni parë kurrë, ‘Sulltanesha Hyrem’ hedh vallen me vajzën e saj
Është dnër aktoret që famën më të madhe e fitoi pikërisht në rolin e sulltaneshës në serialin më të ndjekur në Ballkan, ‘Shekulli i madhërishëm” , shkruan Kosovarja.
Sukseset në karrierë nuk i munguan, por kur mbeti shtatzënë dhe u nda nga bashkëshorti, aktorja bëri një pauzë, kohë kjo në të cilën vërtetë se i mungoi skenës.
Në disa intervista dhënë për mediet turke, Meryem Uzerli kishte rrëfyer tmerrin e përjetuar kur u braktis nga bashkëshorti si dhe sfidat që e kishin përcjellur gjatë karrierës.
Mirëpo, tani ajo bën një jetë shumë të lumtur dhe është shumë e angazhuar me punën e saj, në shumë projekte dhe reklama.
Hyrem jeton së bashku me vajzën e saj Larën, të cilën vërtetë se e do pa masë e këtë e ka dëshmuar çdoherë.
Kësaj here, dyshja në fjalë habisin se si kërcejnë, ku po të fokusohemi, duket sikur po hedhin valle, e këtë mund ta shihni edhe vet në videon në vazhdim./Kosovarja



