Sportistja shqiptare u bën thirrje kolegëve: Largohuni nga Shqipëria

Sportistja shqiptare u bën thirrje kolegëve: Largohuni nga Shqipëria

Ajo ka një jetë në sport, i ka dedikuar atletizimit mundin, shpirtin dhe sakrificën duke u angazhuar për vite të tëra në një zhanër që siç duket edhe pse e deshi fort, në këmbim nuk mori të njëjtën gjë. Klodiana Shala, nuk është vetëm një atlete e famshme, që ka përfaqësuar Shqipërinë në shumë kompeticione sportive të rëndësishme në botë, por mbi të gjitha është edhe një figurë publike që është angazhuar herë në politikë, e herë në nisma me karakter social.

Por, kur dëgjon gjë një deklaratë kaq e bujshme del nga goja e saj, befas pyet veten: Vërtet sporti shqiptar është katandisur në të tilla nivele? Asnjë vlerësim për sportistët profesionistë, ata që janë nderuar me medalje në kompeticionet e huaja sportive, asnjë bonus financiar, asnjë meritë e thënë publikisht nga përfaqësuesit më kryesor të sportit në vend. Klodiana ishte e ftuar ditën e djeshme në studion e “Pasdite në Top Channel”, format ky që moderatohet nga gazetarja Juli Krisafi.

https://www.facebook.com/topchannel/videos/10156330281943151/

Atletja që dikur refuzoi të përfaqësonte Greqinë, sot u thotë me bindje të gjithë sportistëve profesionistë, që nuk ndjehen të vlerësuar, të largohen sa më parë nga Shqipëria. Një deklaratë e tillë ka habitur siç duket edhe vet moderatoren e emisionit, e cila e ka ripyetur me idenë që të largohen thjesht për stërvitje në kushte më optimale apo gjëkundi tjetër ishte objektivi i thënies së saj. Por, Klodiana i mëshoi sërish asaj çfarë deklaroi, duke thënë që duhet të largohen të gjithë sportistët profesionistë nga Shqipëria, dhe të mos e përfaqësojnë më vendin tonë në të tilla organizime të rëndësishme sportive.

 

Shpërndaje në: