Situatë e sikletshme në emision: Moderatorja shqiptare godet kolegun mes këmbëve
Ata janë dy personazhet më të dashur të momentit për publikun dhe me batutat e lirshmërinë e tyre i kanë bërë të gjithë për vete. Moderatorët e emisionit “Pop Culture”, Dojna Mema dhe Kelvi Kadilli njihen për ngacmimet që i bëjnë me shaka njëri-tjetrit gjatë emisionit.
Disa orë më parë Kelvi ka postuar në profilin e tij në ‘Instagram’ një video të shkëputur nga mbyllja e emisionit. Dy moderatorët i shohim krah njëri-tjetrit duke folur, ndërkohë që Dojna duket shumë e entuziasmuar teksa mbyll emisionin, dhe fillon të bëjë lëvizje me duar.
Në një moment, duke përmendur kulturën dhe artet, moderatorja padashje godet kolegun e saj në vendin intim, ndërkohë që ky i fundit nuk e ka kursyer batutën e menjëhershme: “Avash se ke art dhe këtej nga ana tjetër, na duhen. Na vrave artet.”- thotë Kelvi ndërkohë që Dojna ka shpërthyer në të qeshura.
https://www.instagram.com/p/BhcGE6Kh9B9/?utm_source=ig_embed






