Përfundon sezoni i rregullt në NBA: Shkarkohen disa trajnerë! (Foto)
Frank Vogel dhe Jeff Hornacek janë shkarkuar nga klubet Oralando Magic dhe New York Knicks
Me ndeshjet e luajtura mbrëmë përfundoi pjesa e rregullt e sezonit në NBA, derisa disa trajnerë tani kanë mbetur të papunë, transmeton Periskopi.
Oralando Magic shkarkoi Frank Vogel, i cili në dy sezone kishte bilanc katastrofal 54 fitore dhe 110 humbje.
Jeff Hornacek u shkarkua nga New York Knicks, i cili në dy sezoni kishte arritur 60 fitore dhe 104 humbje. /Periskopi/




