Agjenti e zbulon ku do ta vazhdojë karrierën Fernando Torres

Agjenti e zbulon ku do ta vazhdojë karrierën Fernando Torres

Fernando Torres pritet që të kalojë në Kinë ose në MLS

‘El Ninho’ ka konfirmuar se do të largohet në fund të sezonit nga Atletico Madrid dhe nga futbolli evropian, pasi preferon Kinën ose Amerikën për ta vazhduar karrierën, shkruan Periskopi.

“Kemi disa ide. Njëri opsion është Amerika, ndërsa tjetri Kina. Jo në Evrope dhe as në Lindje të Mesme,” ka thënë Sanz, agjenti i Torres.

Torres pati një karrierë të suksesshme në Evrope me skuadrat si Liverpool, Chelsea, Milan e Atletico Madrid. /Periskopi/

Shpërndaje në: