Berisha fiton ‘derbin e shqiptarëve’, Salzburgu eliminon Lazion (Video)
Salzburgu ka deklasuar Lazion me rezultat 4:1 dhe ka siguruar biletën për gjysmëfinale të Europa League
Skuadra ku luan Valon Berisha e ka përmbysur rezultatin nga ndeshja e parë me Lazion duke treguar një ndeshje fantastike në shtëpi, shkruan Periskopi.
Të parët në epërsi kaluan italianët me golin e Immobile në minutën e 55-të.
Vendasit u kundërpërgjigjën me katër gola, Dabbur 56′, Haidara 72′, Hëang 74′ dhe Lainer 76′. Kujtojmë që golin e dytë asistoi Berisha.
Kështu ylli kosovar vazhdon të jetë pjesë e Europa League, derisa Thomas Strakosha me Lazion këtu përfundojnë aventurën në garat evropiane. /Periskopi/.



