Zyrtare: Bayern Munich emëron trajnerin e ri menjëherë pas shortit të Champions League (Foto)
Niko Kovac do të jetë trajner i ri i Bayern Munich nga data 1 korrik e këtij viti
Jup Heynckes do të largohet në fund të këtij edicioni, derisa Bayern Munich sot zyrtarizoi trajenrin e ri për sezonin e ardhshëm, transmeton Periskopi.
“Ne kemi siguruar shërbimet e Niko Kovac si kryetrajner i ri i Bayern Munich,” ka thënë Salihamidzic.
“Niko ka luajtur për Bayernr dhe i njeh njerëzit këtu. Ne jemi të bindur se kemi bërë zgjidhjen e duhur,”.
Kovac ka nënshkruar kontratë deri më 2021. /Periskopi/




