Pep Guardiola zbulon se çka i tha lojtarëve pas eliminimit nga Champions League (Foto)
Manchester City u eliminua nga Liverpooli në çerek-finale të Champions League me rezultat të përgjithshëm 5:1
Pep Guardiola u ka thënë lojtarëve se këtë vit ishin më të mirë se në të kaluarin në Champions League dhe se tani e tërë vëmendja është në Premier League, transmeton Periskopi.
“Natyrisht, nuk është e lehtë. Ata janë njerëz dhe janë të zhgënjyer pasi dhanë gjithçka,” u shpreh tekniku spanjoll.

“Ju mund ta fitoni Champions League duke luajtur shtatë ndeshje të mira, por jo edhe kampionatin. Në kampionat duhet të luani më shumë ndeshje.
“Ne bëmë një kompetcion më të mirë këtë edicion se sa në të kaluarin dhe ne do të kthehemi edhe më të fortë në sezonin e ardhshëm. /Periskopi/



